Nga berberët dhe parukieret te mjekët e infermierët, TATIMET vendosin paga referencë për 39 profesione: Kujdes me deklarimin!

Beteja ndaj evazionit fiskal duket se ka vënë sërish në lëvizje qeverinë. Në shënjestër janë profesionet e lira, të vetëpunësuarit të cilët deklarojnë pagë minimale.

Për të shmangur abuzimin e mundshëm, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka caktuar paga referuese për secilën nga këto kategori profesionesh.
Një berber nuk mund të deklarojë më pak se 75 mijë lekë pagë në muaj. Po ashtu edhe një parukiere.

Për estetistët, kozmetistët dhe “make-up artist” paga referuese është 80 mijë lekë. Po aq për instruktorët në aerobi apo kërcim. Për instruktorët personalë në palestër është caktuar paga 120 mijë lekë në muaj.

“Kjo listë do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale të punonjësve. Në këtë kuadër, Administrata Tatimore do të analizojë të dhënat e deklaruara në listëpagesat e subjekteve që operojnë në këto sektorë, duke i krahasuar ato me nivelet indikative të pagave sipas profesioneve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore.

Në mjekësi, pagat dysheme variojnë nga 80 mijë lekë për profilet mbështetëse deri në 215 mijë lekë për profesionet më të specializuara si kirurgjitë e avancuara dhe anesteziologjia.

Specialitete si kardiologjia, neurologjia apo gastroenterologjia vendosen rreth 200 mijë lekë, ndërsa një mjek i përgjithshëm llogaritet me 163 mijë lekë.

“Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshojnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore”, vijon njoftimi.

Në fund të marsit, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, bëri të ditur se nisjen e kontrolleve të cilat do të përfshijnë rreth 10 mijë tatimpagues dhe afro 45 mijë të punësuar në këto sektorë.

Related Posts

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

Balla përpIaset me Mediun: “Vr*sës, ke vr*rë 26 veta, mos më hajde këtu fare!”

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”. Balla,…

Gazetarja zbulon se është në lidhje me Ministrin e Brendshëm!

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë përballet me një polemikë të re pasi një gazetare zbuloi se ajo është në një marrëdhënie personale me ministrin e…

SuImet ndaj Mirit, Landi shpërthen pas Prime-t (Foto)

Situatat e fundit dhe debatet e forta që kanë përfshirë Mirin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” kanë sjellë një valë reagimesh nga rrethi i…

Dukesh më i ri/më e re? Ja pse shpirtërisht rrezatoni rini

Shumë njerëz ndonjëherë komentojnë: “Duken shumë të rinj!” Ky nuk është vetëm efekt gjenetik ose i kremit; sipas traditave shpirtërore dhe astrologjisë, kjo lidhet me energjinë e…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…