Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit.
Në një postim të fundit, Trump deklaroi se “koha po mbaron”, duke rritur tensionet në raportet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran.
“E mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë kohë për të arritur një MARRËVESHJE ose për të HAPUR NGUSHTICËN E ORMËZIT? Koha po mbaron – kanë mbetur vetëm 48 orë përpara se të shpërthejë ferri i vërtetë kundër tyre. Falë Zotit!”, shkroi presidenti amerikan.
Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të larta gjeopolitike, ndërsa paralajmërimi për një përshkallëzim të mundshëm shton shqetësimet për stabilitetin në rajon dhe për ndikimin që mund të ketë në tregjet globale të energjisë.