Greqia njoftoi sot se ka vendosur me sukses në funksionim të plotë Sistemin e Hyrje-Daljeve (EES) më 10 prill 2026, në përputhje me afatin e parashikuar nga Rregullorja e BE-së për krijimin e këtij sistemi (Rregullorja 2017/2226).

Nisur nga kaosi i krijuar, me vonesat e vazhdueshme në vendkalimet kufitare sidomos ato tokësore me Shqipërinë, autoritetet greke lajmërojnë se u lind e drejta të shmangin këtë lloj kontrolli gjatë muajve në vazhdim:

Në lidhje me raportimet në media për mënyrën e zbatimit të Sistemit të Hyrje-Daljeve në Greqi, autoritetet greke sqarojnë se po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar lëvizje të qetë të vizitorëve në pikat kufitare hyrëse dhe dalëse të vendit, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron legjislacioni i Bashkimit Europian.

Në këtë kuadër, theksohet se Rregullorja 2025/1534 e BE-së u jep shteteve anëtare mundësinë që gjatë tre muajve të parë të funksionimit të plotë të sistemit EES, të pezullojnë për periudha të kufizuara dhe në pika të caktuara kufitare procedurën e marrjes së të dhënave biometrike, kur kjo konsiderohet e nevojshme për të rikthyer rrjedhën normale të udhëtarëve.