Ky shqiptar i cili punon si mirëmbajtës i rrugëve në Gjermani është kthyer në fenomenin më të ri të rrjeteve sociale.

Edhe pse në punë dhe larg atdheut, ai ka zgjedhur t’i dhurojë disa çaste gëzimi fëmijëve të një kopshti.

Teksa ishte duke shtruar pllaka në rrugë bashkë me një kolegun e tij, fëmijët u mblodhën te dera e kopshtit.

Në atë moment shqiptari e la punën dhe nisi të këndojë për ta. Brenda pak çastesh, me të u bashkuan dhe fëmijët duke kënduar së bashku, dhe krijuan një atmosferë tejet të veçantë.

Video të tilla në një kohë krizash kaq të mëdha, ku individualiteti dominon dhe luftrata kanë plasur gjithëandej, dëshmojnë se ende aty pas ka shumë njerëz të mirë, thjeshtë duhen promovuar. ❤️

VlDE0/