Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sokol Toma, ish-kryetari i PD në Lezhë, është dhu nuar në mënyrë barbare nga disa persona, duke i shkaktuar fr*ktura në këmbë dhe një prerje në vesh.

Në lidhje me këtë incident të rëndë, ka reaguar në formë zyrtare Ministria e Shëndetësisë, që tregon edhe detajet, si dhe gjendjen shëndetësore të Tomës.

“Pacienti S.T. ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës me dëmtime në gjymtyrët e poshtëm dhe dëmtime të veshit.

Është koshient dhe në gjëndje e stabilizuar, do të vijojë të marrë trajtim në SUT”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.