Pas largimit të saj të papritur nga “Ferma VIP”, mungesa e Gresës në media dhe refuzimi për të dhënë intervista ka ngjallur shumë diskutime në rrjet.

Aludimet për një krisje me produksionin u shtuan edhe më tepër pas deklaratës së menaxherit të saj, i cili u shpreh se Gresa e kishte mbyllur përfundimisht me fermën.

Për t’u dhënë fund spekulimeve, ish-banorja ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku ka falënderuar publikisht ndjekësit për mbështetjen dhe mesazhet pozitive që ka marrë gjatë kësaj periudhe.

Në reagimin e saj, Gresa sqaroi se arsyeja e distancimit nga mediat nuk lidhet me ndonjë konflikt apo pakënaqësi me formatin, por me gjendjen e saj emocionale pas eksperiencës në reality show.

“Kam kaluar një eksperiencë të paharrueshme në Ferma VIP. Thjesht kam qenë pak e ngarkuar dhe nuk ndihem ende gati për intervista,” – shkroi ajo.

Në fund të mesazhit, Gresa la të kuptohet se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja, duke i kërkuar ndjekësve të qëndrojnë në pritje për surprizat që po përgatit.

Screenshot