Apeli i GJKKO ka rikthyer në qeli ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, për dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Me këtë vendim, masa e sigurisë “arrest në burg” rikthehet në fuqi për Kokën, të cilit i kanë mbetur edhe 6 muaj për të vuajtur në qeli, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.
Gjykata ndryshoi gjithashtu vendimin për Jetmir Llapaj, duke e deklaruar fajtor për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
Apeli e dënoi me 1 vit burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 8 muaj burgim. Gjithashtu ndaj tij u vendos ndalimi për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.
Ndërkohë, Gjykata la në fuqi vendimin e shkallës së parë për:
Lefter Koka ishte liruar më herët nga qelia pasi GJKKO kishte vendosur shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg”, me argumentin e përfundimit të afateve të paraburgimit. Vendimi u kundërshtua nga SPAK, i cili kërkoi rikthimin e ish-ministrit në burg, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
