Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë një lajm të bukur me publikun, duke konfirmuar se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Artistja e dha vetë lajmin gjatë koncertit madhështor “Supernova”, që u mbajt mbrëmjen e sotme, më 15 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Mes emocioneve dhe duartrokitjeve të fansave, Dafina surprizoi të gjithë me deklaratën e saj spontane nga skena.“Daskani do bëhet vëlla i madh. Ju thashë që me Kreshnikun do bëjmë një skuadër futbolli”, u shpreh ajo me humor dhe shumë emocion.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2025, Dafina dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Daskan. Tani, familja e tyre duket se do të zgjerohet sërish shumë shpejt.

Lajmi është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e këngëtares, të cilët kanë shpërthyer menjëherë me urime dhe komente pozitive,