Lista e barnave me rimbursim është përditësuar dhe, pasi mori miratimin në Këshillin e Ministrave, sapo ka hyrë në fuqi dhe ka nisur të zbatohet në të gjitha farmacitë dhe spitalet në vend. Përveç barnave ekzistuese, lista e re e barnave të rimbursuara të këtij viti është pasuruar me 55 barna alternativa tregtare të reja.
Janë 35 barna alternativa të reja që janë shtuar në rrjetin e hapur farmaceutik. Dhe po kështu, edhe në farmacitë e spitaleve në të gjithë vendin janë shtuar 20 lloje barnash alternativa të reja tregtare, me të cilat do të trajtohen pacientët e shtruar nëpër spitale.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë 27 barna të reja, principe aktive, të cilat nuk kanë qenë më parë në tregun farmaceutik shqiptar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
