E ftuar sot në “Ferma Club” në Vizion Plus, ishte bashkëshortja e Dj Bujakës, Eni Hasa, e cila komentoi përvojën e tij në reality show dhe dinamikat e krijuara brenda fermës.

Ajo u shpreh se në fillim ka qenë skeptike për pjesëmarrjen e tij, por më pas loja i është dukur më interesante sesa kishte pritur. Sipas saj, Bujaka ka treguar durim dhe qetësi në situata të ndryshme, duke theksuar se kjo e ka surprizuar edhe atë vetë.

Eni komentoi edhe debatet dhe situatat e krijuara me disa nga konkurrentet, duke theksuar se gjithçka duhet parë si pjesë e lojës dhe se nuk ka parë momente dhune apo tejkalim të rregullave. Eni Hasa theksoi gjithashtu se nuk e sheh situatën me Mozën si flirt, duke shtuar se çdo gjë që ka ndodhur është pjesë e lojës dhe dinamikave të programit.

Eni Hasa: Loja më pëlqen, është më mirë seç e prisjsa. Kam qenë pak skeptike në fillim. Nuk i kam thënë as futu as mos u fut. Më pëlqen sepse është i duruar, ka pasur shumë situtata, mënyra se si ka reaguar. Edhe unë nuk e kam ditur që ka qenë kaq shumë…besoj se është trajnuar nga unë. Durimi më ka habitur edhe mua. Ka pasur situtata që jo çdo njeri do t’i kalonte me aq qetësi.

Sa i përket situatës me Sarën një javë më parë, e cila mbeti e lënduar në kokë gjatë një sfide pjesë e së cilës ishte edhe Bujaka, Eni tha se akuzat për dhunë ndaj tij nuk qëndrojnë dhe kjo është parë dhe në klip.

Eni Hasa: Që atë natë…ishte një sfidë e vështirë për të gjithë. E kam parë me shumë kujdes, në asnjë moment nuk kam pasur dyshime se ka përdorur dhunë. Është lojë. Në momentin që dikush fiton është mëse e merituar. Se si e ka fituar, e pamë të gjithë që natën e parë.

Ndërkohë Eni iu përgjigj edhe opinioniztëve Albano Bogdo dhe Erion Zeqiraj.

Albano: Unë nuk e shoh fare Bujakën kaq interesant. Mendimi im personal është që unë nuk e di pse është akoma në Fermë. Nuk jep asnjë gjë.

Erion Zeqiraj: Bujaka ka nevojë më shumë për Mozën. Moza është personazh që i bën nder nëse e lë vetëm. Bujaka duke e parë edhe nga jashtë fuqinë e Mozës u poziconua në krah të saj. Ngeli aty tani dhe nuk del dot më.

Albano: Bujaka është i sinqertë, i hapur për debate, aktiv. Thjesht kaq.

Flori Agalliu: Marrëdhënia me Sarën të është dukur agresive?

Eni Hasa: Çdo gjë ka ardhur nga Sara. Nuk e ka vetëm me Bujarin. E ka me të gjithë, por më së shumti me Bujakën. Sidomos tani e ka shumë personale. Komentet s’më prekin fare sepse ka vetëm komente pozitive.

Sa i përket marrëdhënies së afërt të Bujakës me Mozën, e pyetur nëse e shikon si flirt nga ana e Mozës Eni tha shkurtimisht “Jo”. ndërsa me nota humroi shtoi se nëse Moza e merr parasysh faktin që Bujaka ka tre fëmijë, atëherë gjithçka mund të ndodhë.

Eni: Unë nuk e shikoj si flirtim. Nëse ata i kanë bërë mirë llogaritë dhe Moza e merr përsipër që Bujaka ka dhe tre fëmijë…