Një aksident tr*gjik i ka marrë jetën një adoleshenti shqiptar në Itali mbrëmjen e së premtes. V*ktima është identifikuar si 19-vjeçari Klevis Kalliu, me origjinë shqiptare dhe banues në Monopoli.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 pranë zonës Piazza Milite Ignoto, ku automjeti tip “Mercedes” me të cilin udhëtonte i riu është përplasur me një “Toyota Auris”.
Sipas mediave italiane, Klevis Kalliu ndodhej në sediljen e pasme të Mercedes-it. Pas goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me disa automjete të parkuara në anë të rrugës. Edhe makina tjetër e përfshirë në aksident përfundoi mbi një furgon të parkuar.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë. Mjekët tentuan për disa minuta ta mbanin në jetë 19-vjeçarin, duke i dhënë ndihmën e parë dhe më pas duke e transportuar me urgjencë në spitalin “San Giacomo”, por ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë edhe drejtuesja e “Toyota”-s dhe një tjetër pasagjer i Mercedes-it.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit fatal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
