Ndodh e papritura nga shqiptarët pas rezultatit të Shqipërisë në Eurovizion

Përfundon Eurovizioni! Shqipëria me këngën “NAN” e mbylli kompeticionin në vendin e 13-të, ndërsa fitues u shpall Bullgaria. Në vend të dytë u rendit Izraeli.

Shumë fansa prisnin më tepër vota për Shqipërinë, sidomos pas mbështetjes së madhe që u pa në rrjetet sociale gjatë gjithë javëve të fundit. Megjithatë, rezultatet finale nuk ishin ato që priteshin nga publiku shqiptar.

Në rrjet nuk kanë munguar reagimet, ku shumë komentojnë se shqiptarët janë shumë aktivë në Instagram dhe TikTok, por kjo nuk u reflektua aq shumë në votime.

Pavarësisht renditjes, performanca shqiptare mori vëmendje të madhe dhe u komentua gjerësisht nga fansat e Eurovizionit.

Në një natë elektrizuese në Vjenë të Austrisë është kurorëzuar kënga fituese e edicionit të 70-të të “Eurovision Song Contest 2026”.

Pas një gare të fortë dhe një votimi të ngushtë mes jurive dhe publikut, Bullgaria ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë trofeun e festivalit.

Këngëtarja DARA ndezi skenën e “Wiener Stadthalle” me këngën “Bangaranga”, një performancë energjike dhe koreografi shpërthyese që fitoi mbështetje të gjerë nga juritë dhe publiku. Bullgaria grumbulloi 516 pikë, duke siguruar gjithashtu të drejtën për të organizuar edicionin e ardhshëm të Eurovisionit.

Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 343 pikë, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle”, ndërsa podiumi u plotësua nga Rumania dhe Australia.

Shqipëria u përfaqësua nga Alis me baladën “Nân”, një interpretim emocional kushtuar figurës së nënës. Në një finale me 25 shtete pjesëmarrëse, Shqipëria u rendit në vendin e 13-të me 145 pikë, duke u pozicionuar në mesin e tabelës dhe duke lënë pas disa shtete me traditë në festival.