Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke lëshuar akuza tronditëse që pritet të shkaktojnë një tërmet të vërtetë politik brenda selisë blu. Përmes një mesazhi të koduar dhe pa doreza, ajo ka shprehur pendesë publike për mbështetjen që i dha Sali Berishës në shtator të vitit 2021, duke u shprehur se nuk do t’i bashkohej kurrë Rithemelimit po ta dinte skenarin e fshehtë.
Zonja Kokalari ka deklaruar hapur se Partia Demokratike është marrë peng nga kreu i PD, Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, si dhe tre “vasalët” e tyre, deputetët e demokratë, Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. Sipas saj, Lulzim Basha nuk e humbi partinë prej Berishës, por prej betejës së saj, ndërsa ka paralajmëruar se shumë shpejt kjo forcë politike do të kthehet në duart e saj. Po ashtu, ajo ka shpërthyer edhe ndaj deputetit tjetër demokrat, Ivi Kaso, duke i cilësuar si emërime të fshehta të Shkëlzenit dhe individë jolegjitimë që manipuluan votat e Kuvendit të 30 prillit 2022 në kurriz të demokratëve. Në fund të reagimit të saj, aktivistja ka lëshuar një ultimatum të fortë dhe enigmatik që ka ndezur alarmet në PD: “Gjallë apo vdekur, ajo parti do merret… dhe shumë shpejt madje!”.
“Shemsi Prençi: “Znj. Kokalari, disa politikanë të vjetër, themelues të Partisë Demokratike të Shqipërisë… thonë: Sali Berisha është në të drejtën e tij morale dhe ligjore, sepse po lufton pas shpalljes ‘non-grata’… do të mbrojë veten dhe familjen, por mallkimin dhe përgjegjësinë për faktin që po e lënë Shqipërinë kështu siç është katandisur… nuk e ka Berisha, e kanë ata që e ringritën dhe e vunë edhe njëherë në krye të Partisë Demokratike.”
Karapanço: “Drejt për drejt po ju pyet Prençi, ndiheni fajtore që e keni ngritur që nga Rithemelimi?”
Sigurisht që ndihem fajtore, por kuptoni që një ditë pas kuvendit të 30 prillit 2022, kur më sollën faktet për manipulim dhe orientim vote, e kam kuptuar çfarë i bënë PD-së sapo e morën dhe, nëse në shtator të 2021, kur i dola Berishës në krah, do e dija që ai, me Shkëlzenin dhe me tre vasalët e tyre, Vokshin, Nokën dhe Këlliçin, do ta merrnin peng PD-në, nuk do t’u isha bashkuar kurrë… Që nga Maji i 2022, nuk kam pushuar së luftuar manipulimet dhe këtë marrje peng dhe Lulzim Basha nuk e humbi atë parti prej Berishës, por prej meje….dhe ajo parti ne dorën time do kthehet.
Ndërkohë Berisha, që nuk ka qenë themelues i Partisë Demokratike, refuzon dhe injoron kandidaturën time, por themeluesit e vërtetë të PD-së, që rrinë në hije dhe as nuk i afrohen, janë super të qartë që në krye të PD-së Berisha erdhi vetëm prej meje… Si e tillë, as Albana Vokshi, që s’ka pasur emrin në asnjë garë por i ka manipuluar ato në kurriz të demokratëve dhe për këtë kam fakte, dhe as Ivi Kaso, që ka qenë i përzgjedhur i Shkëlzenit, s’kanë asnjë të drejtë ligjore të injorojnë kandidaturën time, sepse as nuk janë të zgjedhur në ato pozicione me votë, pra janë figura jo-legjitime, por nuk kanë as kontributet e mia që ja u mundësova marrjen e asaj Partie nga duart e Lulzim Bashës. Madje… pa mua, do ishin të gjithë duke kërkuar punë diku tjetër sot. Gjallë apo vdekur, ajo parti do merret…dhe shumë shpejt madje!!”, shkroi këtë fundjavë në rrjetet sociale, aktivistja Evi Kokalari.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
