Një rast i paprecedent ka ndodhur në Këlcyrë, atje ku drejtuesi i degës së Partisë Socialiste, Hodjan Selmani, njëherazi edhe drejtor i spitalit të Përmetit, ka dhunuar dy efektivë të patrullës së përgjithshme.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e javës që kaluar në vendin e njohur si kryqëzimi i Ballabanit, ku Selmani i shoqëruar edhe nga 3 persona të tjerë të identifikuar si Xhafer Serani, Leonard Canaj dhe Mariglen Dhosi, kanë dhunuar dy efektivët e patrullës së përgjithshme.

Debati ka nisur pasi dy efektivët që ishin në krye të detyrës i kanë tërhequr vëmendjen kreut të PS-së, për parkimin e gabuar të automjetit. Por Hodjan Selmani duket se i është dukur e tepër kërkesa e llogarisë nga dy efektivët, duke reaguar ashpër ndaj tyre.

Madje në debatin e nisur fillimisht me tone të larta janë përfshirë edhe 3 miqtë e kreut socialist. Pamfleti mëson se në debati ka precipituar se Selmani, bashkë me 3 miqtë e tij, kanë fyer dhe më pas dhunuar dy efektivët e Policisë së Shtetit, Mihal Dori dhe Ramadan Murati.

Lidhur me ngjarjen ende nuk ka një reagim zyrtar, ndërsa mësohet se Selmani vijon i pashqetësuar detyrën si funksionar publik, drejtor i Spitalit të Përmetit. Kjo nuk është hera e parë kur zyrtarë të veshur me pushtet dhunojnë, fyejnë apo bëhen protagonistë në sherre dhe konflikte, me punonjës të policisë, apo qytetarë. Në jo pak raste, të mbrojtur nga “kostumi” i pushtetit ata i shpëtojnë ndëshkimit ligjor, duke ushqyer në këtë mënyrë direkt ose indirekt, dhunën, qoftë edhe ndaj uniformave blu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE