Momente paniku janë regjistruar në një plazh në Greqi, pasi një peshkaqen rreth 2.5 metra i gjatë është parë shumë pranë bregut, aty ku po pushonin dhjetëra
turistë. Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon kafshën detare duke lëvizur në ujërat e cekëta, ndërsa pushuesit largohen me shpejtësi nga deti të frikësuar.
Sipas mediave lokale, ngjarja ka shkaktuar alarm të madh në zonë, ndërsa rojet bregdetare kanë reaguar menjëherë duke paralajmëruar pushuesit të qëndrojnë
larg ujit deri në stabilizimin e situatës.
Pamjet janë bërë virale në internet dhe kanë ngjallur reagime të shumta, me shumë qytetarë që shprehin shqetësim për sigurinë në plazhet gjatë sezonit veror. Ende nuk dihet se për çfarë lloji peshkaqeni bëhet fjalë dhe nëse ai paraqiste rrezik real për njerëzit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
