Përgjatë ditëve që lamë pas një sërë deklaratash kanë ardhur nga gazetari Flamur Vezaj, sa i përket takimeve speciale në burgjet shqiptare, ku vajza të njohura të showbizz-it shqiptar përmes shumave të ndryshme monetare futen dhe takojnë të burgosurit.

Madje Vezaj ka dhënë dhe inincialet e tyre, si dhe shumat që ato përfitojnë për një qëndrim prej 3 deri në 5 orësh. Siç kemi raportuar dhe më herët paratë që të burgosurit u japin variojnë nga 3 mijë euro deri në 10 mijë apo 15 mijë euro, shuma këto relativisht të “kripura”.

Ndërkohë që fundmi ai ka deklaruar se personazhe të njohur, si ish-banore të formateve të njohura si Big Brother, pas daljeve të tyre nga këto reality show dhe popullaritetit të fituar, ato “peshkohen” nga kriminelat.

Madje, sipas tij përpos emrave që ka mundur të sigurojë, në duart e gazetarit ka mbërritur dhe një video ku shihet një vajzë e njohur mediatike duke kryer marrëdhënie intime me një prej të burgosurve.

@radar.al1

“Ish-banoret e Big Brother në burgje për takime speciale”, zbulon Flamur Vezaj: Në Reç ka video të ngjashme si të Gjicit #mediaradar #neradar #flamurvezaj #podkast #shkovirale

♬ original sound – Radar Media – Radar Media

“Unë gjatë kohës që po verifikoja këto arrita të siguroj një video e cila është filmuar në Burgun e Reçit, por nuk e publikova për shkak se është në modelin e Safet Gjicit me rastin e asaj vajzës që çfarë ndodhi në zyrën e tyre. Por në një distancë shumë më të afërt se ajo video që ishte në zyrën e Safet Gjicit, pasi kamerat në videon e Safet Gjicit ishin vendosur rreth dy metër para tyre ndërsa në rastin konkret këta e kanë filmuar vetë veten, protagonistët e kësaj marrëdhënie intime e kanë filmuar vetë veten dhe më pas e kanë shpërndarë mes shokëve dhe njerëzve të njohur të tyre dhe më ra dhe mua në dorë. Por duke qenë se është shumë jo etike dhe publiku i saj për shkak të imazheve që duken nuk e kam publikuar, pavarësisht që duken qartë personazhi i njohur dhe person iqë është në burg”, tha ai për “Radar.al”./Radar.al