Në një rrëfim tepër emocional që ka prekur mijëra njerëz në rrjet, Gjesti ka folur hapur për dhimbjen më të madhe të jetës së tij: humbjen e vëllait.

Mes emocionesh dhe lotësh, ai tregoi se ajo ngjarje e ka ndryshuar përgjithmonë dhe se edhe sot vazhdon të vuajë nga ankthi.

“Jam i thyer në 2000 copa… humbja e vëllait më ndryshoi jetën. Paratë nuk të bëjnë të lumtur,” shprehet ai në video.

Deklarata e tij ka prekur ndjekësit, të cilët kanë shpërndarë masivisht videon dhe kanë reaguar me komente mbështetëse. Gjesti tha gjithashtu se gjen paqe vetëm duke besuar se vëllai i tij “është në një vend të sigurt”.

Videoja po bën xhiron e rrjetit dhe shumë persona e kanë cilësuar si një nga rrëfimet më të ndjera dhe më njerëzore të tij deri më sot, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE