Një përplasje mes një automjeti dhe një motomjeti mbrëmjen e së premtes ka shkaktuar vdekjen e drejtuesit të motomjetit në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, kur automjeti i drejtuar nga Marko Pershqefa, 23 vjeç, banues në Lezhë, përplasi motomjetin e drejtuar nga Paulin Marku, 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj. Për pasojë, Paulin Marku humbi jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit, Marko Pershqefa, është shoqëruar në komisariat dhe po kryhen procedurat e nevojshme. Autoritetet hetimore po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
