Më 26 Maj do të mbahet në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian.
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, COREPER këtë të premte ka miratuar mbajtjen e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri -Bashkimi Evropian.
Sipas këtij vendimi konfirmohet plotësimi i Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin i “Themelorët”, si dhe përcaktohen Kushtet për Mbylljen e negociatave për anëtarësim, për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.
Qeveria thekson se me këtë konferencë, Shqipëria hyn në fazën e re të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Qeveria ndër të tjera thekson se ky vendim konfirmon progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve kyçe të procesit të negociatave për anëtarësim, të shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.
Më tej qeveria shton se ky vendim vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi, si dhe në funksionimin e pavarur, efikas e integritetin e institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të pavarura, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjithashtu, ky vendim vlerëson sipas qeverisë, progresin në fushën e të drejtave të njeriut, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të medias, të drejtën e pronës, respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, barazinë dhe mosdiskriminimin, në përputhje me standardet dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian.
“Vendimi i sotëm rikonfirmon mbështetjen e Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerëson angazhimin e institucioneve shqiptare në zbatimin e reformave transformuese, për forcimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.
Shqipëria, e mbështetur në progresin e deritanishëm dhe e udhëhequr nga një vizion i qartë evropian, mbetet e vendosur të thellojë reformat dhe rezultatet në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, prokurimit publik, statistikave dhe kontrollit financiar, të Grupkapitullit I “Themelorët” dhe më gjerë, dhe të ecë me ritëm të qëndrueshëm në plotësimin e kritereve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, brenda kësaj dekade. Ky është Projekti Madhor Kombëtar i Transformimit Evropian të Shqipërisë”, njofton qeveria ndër të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE