Ethet e pritjes për Prime-n e së hënës në “Ferma VIP” po rriten dita-ditës, e bashkë me to edhe aludimet se çfarë ka shkruar ekzaktësisht Indri në letrën e tij të fshehtë drejtuar Vanesës.

Ndërsa banorët brenda rrethimit janë ende “në errësirë” (përveç Klevisës), jashtë saj opinionistët kanë filluar të ngrenë hipotezat e tyre të para.

Aktori dhe opinionisti i “Ferma Club”, Albano Bogdo, nuk ka nguruar të japë një parashikim të prerë dhe mjaft të guximshëm për këtë situatë.

Sipas tij, Indri do të marrë një vendim që do të përcaktojë përfundimisht fatin e marrëdhënies së tyre.

Lidhur me përmbajtjen e letrës misterioze, Albano u shpreh: “Te ajo letra do i thotë ose e kam vendosur që do martohemi, ose do ndahen.”

Sa i përket Çiljeta Xhilagës, ajo tha: “Unë kam qenë tifoze e kësaj marrëdhënieje, por Albano paska pasur të drejtë. Ishalla ka thënë fjalë të bukura në atë letër që të dalë mirë. Indri po mundohet të mbajë veten në lojë dhe po e përdor këti si strategji”.

Nëse kjo letër do të shërbejë si një propozim madhor apo si një pikë e prerë e historisë së tyre, kjo mbetet të zbulohet mbrëmjen e së hënës, ku përballja mes Indrit në fermë dhe Vanesës në studio pritet të dhurojë spektakël,