Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Akili, ka nxitur diskutime mbi të ardhmen e balerinit Ilir Shaqiri në garë.

Në pamjet e publikuara, dëgjohet vazhdimi i përplasjes verbale pranë pishinës mes tij dhe shkrimtares Mimoza Ahmeti, ku tonet dhe fjalori i përdorur kanë kaluar rregullat e etikës së programit.

Në pjesën e re të materialit, Iliri i drejtohet Mozës me një gjuhë të ashpër dhe paralajmëruese për ditët në vijim: “Hajde mu ofro nesër prapë… Ta fus mu te gropa. Ça bir k*rve. Qelbësirë femër. Ta tregoj unë ty atë”.

Kjo deklaratë ka mjaftuar që në rrjet të aludohet për një thyerje të rëndë të rregullores së formatit sa i përket ofendimeve dhe sjelljes ndaj banorëve të tjerë.

Ndjekësit e spektaklit kanë kërkuar masa penalizuese, duke pritur nëse produksioni do të marrë një vendim për përjashtimin e tij apo nëse situata do të kaloje me një paralajmërim gjatë mbrëmjes së nesërme të spektaklit live