Një 40-vjeçar nga Manastiri po përballet me procedurë penale pasi dyshohet se ka mbajtur me forcë të mbyllur dhe ka suImuar fizikisht një vajzë 18-vjeçare me të cilën kishte lidhje personale.
Sipas Prokurorisë Themelore Publike, ngjarja ka ndodhur më 23 maj në orët e hershme të mëngjesit, pasi vajza po kthehej nga mbrëmja e maturës. I dyshuari e kishte ndaluar me veturë dhe pasi ajo kishte hyrë në automjet, ai nuk e kishte dërguar në shtëpi, por kishte vazhduar të voziste duke ia marrë telefonin dhe duke mos e lejuar të largohej.
Situata eskaloi kur automjeti ndaloi në një lokacion, ku 18-vjeçarja tentoi të ikte. Sipas hetimeve, 40-vjeçari e ndoqi, e suImoi fizikisht dhe e goditi disa herë. Më pas, ai e futi sërish në veturë dhe vazhdoi dh*nën, duke i shkaktuar Iëndime trupore dhe gj*kderdhje nga hunda.
Vajza në fund arriti të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë nga një kalimtar i rastit.
Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për një rast serioz me elemente të privimit të kundërligjshëm të lirisë dhe dh*nës fizike.
“Personi i dyshuar më 23 maj në orët e hershme të mëngjesit kundërligjshëm e ka mbyllur, mbajtur të izoluar dhe Iënduar fizikisht 18-vjeçaren me të cilën kishte marrëdhënie të afërta personale”, thuhet në njoftimin e SPB Manastir.
Për shkak të rrezikut për arr*tisje, incidenteve të mëparshme të lidhura me dh*në dhe seriozitetit të veprës, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin.
Gjykatësi i procedurës paraprake në Bitola pritet të vendosë lidhur me kërkesën për masën e paraburgimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
