Një 31-vjeçar në SHBA, i përfshirë në një nga rastet më tr*nditëse kri*minale të viteve të fundit, është gjetur i pajetë vetëm disa muaj pasi gjykata e shpalli të pafajshëm për shkak të gjendjes së rëndë mendore.

Matthew Hertgen, i akuzuar për vr*sjen brutale të vëllait të tij më të vogël, Joseph Hertgen, gjatë një episodi të rëndë psi*kotik, u gjet pa ndjenja më 8 maj në ambientet e burgut Mercer County, ku mbahej i izoluar. Autoritetet nuk kanë dhënë ende zyrtarisht shkakun e vd*kjes, por mediat amerikane raportojnë se dyshohet për vetëvr*sje.

Ngjarja makabre kishte ndodhur në shkurt 2025 në Princeton, New Jersey, në apartamentin luksoz ku jetonin dy vëllezërit. Sipas hetuesve, Matthew sulmoi 26-vjeçarin Joseph me thikë dhe sende të forta, duke i shkaktuar vd*kjen. Gjatë procesit gjyqësor, prokuroria paraqiti prova se autori kishte dëmtuar rëndë trupin e vikt*imës pas krimit.

Policia kishte mbërritur në vendngjarje pas raportimeve për zjarr dhe për një trup të pajetë në banesë.

Në mars 2025, Gjykata e Lartë e Mercer County vendosi se Matthew Hertgen nuk mbante përgjegjësi penale për shkak të çrr*gullimeve të rënda mendore. Ekspertët e shëndetit mendor dëshmuan se ai vuante nga sk*zofreni e rëndë dhe kishte episode deluzionale, duke besuar në ide apokaliptike dhe vizione fetare.

Psikologët forensikë deklaruan se ai kishte humbur plotësisht kontaktin me realitetin në momentin e ngjarjes, ndaj gjykata urdhëroi izolimin e tij afatgjatë në institucion psikiatrik, në vend të një dënimi tradicional penal.

Familja e përshkroi 31-vjeçarin si një person që kishte luftuar për vite me probleme të thella të shëndetit mendor, ndërsa në nekrologjinë e tij thuhej se ai kishte shprehur keqardhje dhe pendesë për veprimet e tij.

Joseph Hertgen, viktima, ishte diplomuar në Universitetin e Michigan dhe përshkruhej nga familjarët si një i ri i dashur, plot energji dhe me dashuri të madhe për jetën.