Në mbrëmje, një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sipas Policisë, rreth orës 19:35 është pranuar informacioni nga QKMF Malishevë se një person mashkull, i moshës madhore, është sjellë pa shenja jete. Pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes, në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE