Situata mes konkurrentëve të “Ferma VIP” është tensionuar pas deklaratës së Indri, i cili konfirmoi fundin e marrëdhënies me Vanesa dhe shprehu njëkohësisht pëlqim për Klevisa.

Në letrën e lexuar gjatë spektaklit, Indri u shpreh se gjatë periudhës larg Vanesës ishte ndjerë “i lirë” dhe se nuk kishte ndjerë mungesën e saj, deklaratë që shkaktoi reagime të forta mes banorëve.

Pas kësaj, aktori pranoi hapur se kishte pëlqim për Klevisën, ndërsa kjo e fundit tha se afrimiteti mes tyre kishte qenë vetëm miqësor dhe se nuk e kishte pritur deklaratën e tij.

“Afrimitetin me Indrin nuk e kam pasur me qëllim të keq. Nuk e prisja fare dhe nuk di çfarë të them”, u shpreh Klevisa.

Një nga reagimet më të forta erdhi nga Sara, e cila kritikoi ashpër sjelljen e Indrit, duke e cilësuar atë manipulues.

“Je niveli më i ulët i mashkullit që mund të dalë në televizion. Siç je tallur me Vanesën për javë të tëra, mund të prisje derisa të dilje jashtë për t’ia thënë”, deklaroi Sara gjatë debatit në fermë.

Ajo shtoi gjithashtu se sjellja e Indrit tregon mungesë serioziteti në raportet personale, duke ironizuar ndryshimin e shpejtë të pëlqimeve të tij brenda spektaklit.