E FUNDIT – Kryeministri i fuqishem perfundon ne spital (SHKAKU)
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit mbrëmjen e së martës në Spitalin Hadassah, Ein Kerem, pranë Jerusalemit, për një vizitë të lidhur me kujdesin dentar, sipas njoftimit zyrtar nga zyra e tij. Ky informacion u publikua pasi mediat izraelite raportuan për praninë e tij në spital.
Shëndeti i 76-vjeçarit Netanyahu ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes. Vetëm muajin e kaluar, ai bëri të ditur se i ishte nënshtruar me sukses radioterapisë për kancerin e prostatës në fazë të hershme, duke shtuar se publikimi i raportit u vonua për dy muaj për arsye sigurie, për të shmangur përdorimin e tij nga Irani në propagandë gjatë periudhës së luftës.
Netanyahu ka pasur edhe ndërhyrje të tjera mjekësore vitet e fundit, në korrik 2023 një ndërhyrje në zemër, ndërsa në vitin 2024 iu nënshtrua një operacioni në prostatë. Këto zhvillime kanë bërë që gjendja e tij shëndetësore të monitorohet nga afër nga mediat dhe opinioni publik në Izrael, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
