Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme dhe pa ndryshime të mëdha në mot.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe vranësira të shpërndara, ndërsa reshje lokale shiu mund të regjistrohen vetëm përgjatë reliefeve malore në jug të vendit.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, duke krijuar kushte të ngrohta gjatë mesditës, ndërsa temperaturat minimale në mëngjes dhe natën do të shënojnë rreth 12 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të forcohet duke arritur deri në 14 m/s në mënyrë të herëpashershme.

Këto kushte do të ofrojnë një ditë kryesisht të qetë, megjithatë këshillohet kujdes në lëvizjet në zona të ekspozuara ndaj erës më të fortë.