Këshilltarja e djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali ka zbuluar një skandal të rëndë që sipas saj po ndodh prej muajsh në kryeqytet, por vetëm tani është mësuar. Bëhet fjalë për depozitimin e dherave nga gërmimet për kullat që po ndërtohen në Tiranë.
Sipas saj, prej muajsh, dherat e gërmimeve të ndërtimtarisë në Tiranë nuk lejohen të depozitohen në landfillin e Sharrës, sepse Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara që menaxhon atë landfill e ka bllokuar depozitimin e tyre.
“Bashkia e di prej muajsh, por nuk ka dërguar asnjë shkresë zyrtare te Kryeministria, sepse ka frikë se rëndon pozitat e Erion Veliajt. Dhe ndërkohë që Bashkia ri e paralizuar, kompanitë e ndërtimit i hedhin dherat nëpër Tiranë ilegalisht çdo ditë.
Ky skandal doli sot, bashkë me shumë të tjera, në dëgjesen publike ku mora pjesë për më shumë se 4 orë me EcoTirana dhe drejtoritë përgjegjëse të Bashkisë për pastrimin e Tiranës. Sepse krahas krizës së dherave, ajo çfarë doli në pah për EcoTiranën ishte po aq e rëndë”, thotë Ilda Zhulali.
Sipas këshilltares së djathtë, ekziston një kontradiktë flagrante që çdo banor e jeton çdo ditë, por që zyrtarisht nuk ekziston.
Faturimet e kompanisë përgjegjëse për pastrimin, EcoTirana, tregojnë një Tiranë të pastruar, shifrat dhe detyrimet janë në rregull, sipas dokumenteve përmbushen, por çdo banor që del në rrugë sheh diçka krejtësisht tjetër: Kazanë plehrash që derdhen prej ditësh, rrugë të pista, mbeturina në rrugë, lagje, kudo!
“Dhe pikërisht këtu administratori italian i EcoTiranas tha diçka që duhej dëgjuar me vëmendje, “Me këtë ritëm zhvillimi urban dhe me këtë ritëm pastrimi, Tirana do të jetë edhe më e ndotur.”
Me fjalë të tjera, vetë administratori i kompanisë pranoi që sistemi aktual nuk funksionon. E megjithate, kontrata e EcoTiranas mbetet e fshehtë. Asnjë këshilltar bashkiak nuk ka një pasqyrë të qartë mbi detyrimet kontraktuale, mbi atë çfarë duhet të bëjë kompania, mbi atë çfarë ka bërë dhe mbi atë çfarë nuk ka bërë”, shkruan ajo.
Ilda Zhulali kërkon që të merren masa, përfshirë dërgimi urgjent i një shkrese zyrtare nga Bashkia te Kryeministria për krizën e landfillit të Sharrës, dhe perfundim i kontratës me kompaninë e incineratorit fantazëm që po çon qytetin në kolaps, ndërkohë që vazhdon të gllabërojë miliona euro tashmë ekskluzivisht nga buxheti i Bashkisë Tiranë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
