Policia ka arrestuar në Gjirokastër një 30-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dh*nimit të një të riu në Vlorë.

Në pranga ra shtetasi R. L., 30 vjeç, banues në fshatin Risili të Vlorës, i cili u kap nga strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me Forcën “Shqiponja”. Arrestimi u bë në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, teksa ai lëvizte me automjet.

Sipas hetimeve, më 21 maj 2026, 30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit B. H. dhe L. K. alias L. L., të arrestuar më herët, kanë marrë me forcë në automjet një 20-vjeçar në Vlorë.

Më pas, i riu është dërguar në një ambient të izoluar, ku dyshohet se është dh*nuar me qëllim marrjen e një shume prej 6000 eurosh.

Pas ndalimit, shtetasi R. L. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE