Dh*noi dhe mori zvarrë protestuesin në Zvërnec, arrestohet roja private (VIDEO)

Një nga rojet private që dh*noi dhe mori zvarrë protestuesin në Zvërnec, është arrestuar mbrëmjen e sotme.

Këto janë pamjet kur dy policë privatë dh*nojnë protestuesin në Zvërnec.

Në videon e publikuar dëgjohen edhe britmat e qytetarëve të tjerë që shkojnë drejt gardhit teksa dy rojet private tërheqin zvarrë protestuesin për disa metra.

Më herët, policia njoftoi se ka vënë nën hetim 2 rojet private që tërhiqnin prej krahësh një protestues në Zvërnec, teksa ky i fundit kishte humbur ndjenjat për shkak se u grushtua nga roja i tretë.