Identifikohet viktima e a ksidentit tragjik në aksin Bulqizë–Klos, humbi jetën 60-vjeçari Halil Gjashi

Është identifikuar viktima e ak sidentit të rëndë rrugor që ndodhi pasditen e së dielës në aksin Bulqizë–Klos, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personi që humbi jetën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është Halil Gjashi, rreth 60 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident u përfshinë dy automjete që drejtoheshin nga Xhoni Sallaku dhe Sajmir Cecja.

Përplasja rezultoi fatale për 60-vjeçarin, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike, ndërsa të tjerët po marrin trajtim nën kujdesin e mjekëve.

Burime lokale raportojnë se personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga një ceremoni mortore kur ndodhi ngjarja tragjike.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksidentin me pasojë vdekjen e Halil Gjashit.