Një ngjarje tragjike është regjistruar në Turqinë perëndimore, ku një autobus pasagjerësh u përplas me barrierat mbrojtëse dhe më pas u përfshi nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 33 të tjerëve.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreth orës 01:40, në autostradën Denizli-Ayd?n, pranë zonës së Saraykoy në provincën e Denizlit. Sipas mediave turke, autobusi i kompanisë së transportit “Pamukkale Tourism”, i cili po kryente linjën ekspres Izmir-Antalia, humbi kontrollin teksa po afrohej pranë lagjes T?rkaz dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Përplasja rezultoi fatale, pasi mjeti u përfshi menjëherë nga flakët të cilat u përhapën frikshëm. Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Mes viktimave janë shoferi 50-vjeçar Mustafa Fevzi Mertun, një shtetas i huaj, një foshnjë vetëm 9-muajshe dhe babai i saj. Autoritetet turke raportuan se disa prej pasagjerëve humbën jetën pasi mbetën të bllokuar pranë dyerve gjatë panikut dhe kaosit të krijuar pas shpërthimit të flakëve.

Menjëherë pas sinjalizimit nga drejtuesit e mjeteve që kalonin në zonë, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, policisë, zjarrfikësve dhe xhandarmërisë. Pasagjerët që arritën të dilnin nga autobusi morën ndihmën e parë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u transportuan me ambulanca drejt spitaleve të Denizlit dhe Sarayköy.

Pas shuarjes së zjarrit, ekipet mjeko-ligjore kryen ekspertizën në vendngjarje dhe nxorën trupat e pajetë nga rrënojat e autobusit, i cili ishte shndërruar pothuajse në një grumbull metali. Trupat e viktimave u dërguan më pas në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Denizli për procedurat përkatëse.

Ngjarja ndodhi në fund të festës së Kurban Bajramit, një periudhë gjatë së cilës rrugët turke përballen me fluks të lartë lëvizjesh për shkak të udhëtimeve familjare dhe pushimeve. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa ekipet e xhandarmërisë kanë kontrolluar edhe zonat përreth autostradës për t’u siguruar se nuk ka viktima apo të lënduar të tjerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE