Një tra*gjedi e rëndë ka tron*ditur Shtetet e Bashkuara, ku një familje katëranëtarëshe humbi jetën në një aksident zinxhiror në autostradën I-95 në Virxhinia.

Viktimat janë identifikuar si Dmitri Donçev (45 vjeç), bashkëshortja e tij Ekaterina (44 vjeçe), vajza e tyre Emily (14 vjeçe) dhe djali shtatëvjeçar Mark. Sipas autoriteteve, të katër humbën jetën në vendngjarje në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Familja po udhëtonte nga Masaçusetsi drejt Karolinës së Jugut për të marrë pjesë në një dasmë familjare. Në automjetin e tyre ndodheshin edhe ëmbëlsira të përgatitura nga Ekaterina për festën, të cilat ajo i kishte përgatitur me kujdes prej disa ditësh.

Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ndodhi kur një autobus pasagjerësh i kompanisë “E&P Travel” nuk ngadalësoi shpejtësinë në një zonë ku po kryheshin punime në rrugë. Autobusi u përplas fillimisht me një automjet tip SUV, ku humbi jetën 25-vjeçarja Priscila Mafalda, dhe më pas goditi me forcë makinën e familjes Donçev.

Policia njoftoi se pas përplasjes së fuqishme, automjeti i familjes u përfshi nga flakët, duke mos u lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Autoritetet kanë nisur hetime për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit, ndërsa tragjedia ka shkaktuar dhimbje dhe reagime të shumta në komunitetin ku jetonte familja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE