Publiku ka folur dhe votat e fundit po shkaktojnë debat të madh në rrjetet sociale. Tre emra të fortë janë në qendër të vëmendjes: Zhaku, Sara dhe Iliri.

Sipas sondazhit të publikuar së fundmi, Zhaku kryeson me 44% të votave, e ndjekur nga Sara me 39%, ndërsa Iliri renditet i fundit me vetëm 17%.

Nëse këto përqindje reflektojnë edhe votimin final, atëherë Iliri duket më i rrezikuari për t’i dhënë fund rrugëtimit të tij në Ferma VIP.

Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur deri në momentin e shpalljes zyrtare të rezultatit, pasi publiku vazhdon të votojë dhe surprizat nuk kanë munguar asnjëherë në këtë reality show.

A do të ketë një përmbysje të papritur në minutat e fundit, apo Iliri do të jetë banori që largohet sonte? Mbetet për t’u parë gjatë spektaklit live.

Çfarë mendoni ju? Kush duhet të largohet nga Ferma VIP?

Screenshot