Një konflikt fizik mes dy grave në qytetin e Vlorës ka bënë në lëvizje Policinë mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy shtetase janë përfshirë në një përplasje verbale dhe më pas fizike, duke u goditur me grushte dhe shkelma në prani të qytetarëve që ndodheshin në zonë.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek kalimtarët, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e policisë ata të cilët neutralizuan dy gratë dhe më pas i shoqëruan për në Komisariat.
Lidhur me këtë ngjarje nuk ka një reagim nga blutë e Vlorës, dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit. Priten më tepër detaje në vijim!



