“Izraelitët po marrin tokën”/ Lala flet mbi pretendimin që qarkullon: Letrat e pronave janë falsifikuar vite më parë!

Pas ngjarjeve të rënda dhe dhunës ndaj qytetarëve në Zvërnec, gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, ka lëshuar akuza të forta në një studio televizive duke zbuluar se e gjithë historia e pronave në këtë zonë është e përfshirë në falsifikime dhe tashmë ndodhet nën hetim nga SPAK.

Lala deklaroi se pas skemës së tjetërsimit të pronave qëndron një emër i njohur i skedave të drejtësisë, i cili përmes avokatit të tij ka kryer transaksione të dyshimta që i hapën rrugë projektit aktual.

“Zvërneci ka një hetim nga SPAK. Figura kryesore është Artur Shehu, i larguar nga Shqipëria para 25 vitesh. Kishte një shndërrim me familjarë të vrarë në Vlorë nga përplasjet e bandave. I vendosur në Miami dhe përmes avokatit të familjes, Pëllumb Petritaj, falsifikoi pjesën më të madhe, i ka kaluar në transaksione në persona të dytë e tretë duke shkuar deri te projekti që është hedhur ideja sot. Ai ka shitur prona që i ka marrë përmes falsifikimit,” zbardhi gazetarja.
Gazetarja Klodiana Lala ka hedhur poshtë zërat dhe narrativat e përhapura në publik se pas këtij projekti qëndrojnë investitorë izraelitë. Ajo ka zbërthyer skemën e pronësisë së kompanisë offshore, duke zbuluar se kush janë aksionerët e vërtetë që fshihen pas një trusti holandez.

Aksionerët e parë: Një shtetas holandez me prejardhje ruse dhe një shtetas bullgar.
Trusti Holandez: Kompania zotërohet nga “Dutch Management Trust”.Pronarët e fshehur: Brenda këtij trusti janë 5 shtetas shqiptarë. Katër prej tyre zotërojnë nga 24% të aksioneve, ndërsa i pesti zotëron 4%.

Sipas gazetares, kjo ndarje specifike aksionesh është bërë qëllimisht për të shfrytëzuar hapësirat ligjore të vendeve offshore: “E kanë bërë që të mbrojnë veten në offshore sepse ligji i mbron nëse nuk kanë më shumë se 25%. Ne nuk e dimë kush janë zotëruesit e vërtetë të Zvërnecit. Qeveria shqiptare duhet t’i japë fund.”
Duke u ndalur te përgjegjësia e qeverisë, Lala theksoi se megjithëse vendi duhet të krijojë klimë pozitive për investimet e huaja, ekzekutivi kishte detyrimin të bënte skanimin e plotë të pronësisë përpara se të jepte dritën jeshile për projekte të tilla.

“Qytetarët i kërkojnë llogari Edi Ramës me të drejtë. Shqipëria duhet të mbështesë dhe të krijojë një klimë të mirë për bizneset e huaja, por duhet të kishte pasur një verifikim të plotë të titujve të pronësisë,” përfundoi Lala, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE