Gjashtë persona kanë humbur jetën në shtetin amerikan të Iowa-s pas një serie të shtënash që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një konfIikti familjar, njoftuan autoritetet lokale.
Sipas Departamentit të Policisë së Muscatine, autori i dyshuar, 52-vjeçari Ryan Willis McFarland, u gjet i vdekur me një pIagë të vetëshkaktuar nga ar*ma e zj*rrit. Hetuesit besojnë se të gjitha v*ktimat ishin familjarë të tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua të hënën në disa zona të qytetit Muscatine. Policia mori fillimisht një njoftim për të shtëna pak pas mesditës. Në një banesë, oficerët gjetën katër persona të qëlluar me ar*më zj*rri, të cilët u shpallën të vd*kur në vendngjarje.
Sipas autoriteteve, McFarland ishte larguar nga banesa para mbërritjes së policisë. Ai u lokalizua më vonë pranë një ure këmbësorësh buzë lumit, ku u gjet me një pIagë të vetëshkaktuar. Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga ekipet e emergjencës, ai u shpall i vd*kur në vend.
Gjatë hetimeve, policia zbuloi edhe dy v*ktima të tjera në vende të ndryshme të qytetit. Një burrë u gjet i vr*rë në një banesë tjetër, ndërsa vikt*ma e gjashtë u gjet në ambientet e një biznesi lokal.
“Gjetjet paraprake tregojnë se të shtënat lidhen me një konflikt familjar. Të gjitha v*ktimat besohet se janë familjarë të autorit të dyshuar,” thuhet në deklaratën e policisë.
Autoritetet konfirmuan se McFarland kishte precedentë penalë, por nuk dhanë detaje të tjera. Emrat dhe moshat e viktimave nuk janë bërë ende publike.
