Pas dakordësimit të kryeministrit Edi Rama për të biseduar me qytetarët në lidhje me çështjen e Zvërnecit, gazetari Roland Qafoku bën me dije se është ngritur një bord i përbërë nga 13 veta të cilët po diskutojnë nëse duhet të ulen apo jo në dialog me kreun e qeverisë shqiptare.
Deri më tani, Qafoku zbuloi dy emra, Andi Tepelena dhe Artan Manushqja, aktivistë të shoqërisë civile, për të cilët thotë se i janë bashkuar kauzave dhe protestave të organizuara nga qytetarët.
“Një detaj që unë kam mësuar është që është ngritur një bord, diku te 13 veta, që po diskutojnë nëse duhet të diskutojnë me z.Rama. Nuk është vendosur. Një emër është në mos gaboj Andi Tepelena, Artan Manushqja, kryesisht emra jo politik, aktivistë të shoqërisë civile, mbështetës të disa kauzave. Ajo që s’më pëlqeu është që në protestë ishin futur edhe politikanë sot.
Dëmtohet kauza, na lodhën politikanët. Po shkuan politikanë atje u shkatërrua. Deri dje thoshin t’i shtrojmë me tapet të kuq Trump-it, tani janë pro projektit. Jemi që çke me të për projekte gjigante, kështu zhvillohet edhe turizmi, por kur mungon transparenca…!”, tha Qafoku në një intervistë të dhënë për A2CNN.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale ditën e sotme në facebook-un etij, Rama ka shfaqur momentin kur protestuesit e shajnë “nga robt”.
Kryeministri ironizon teksa shkruan se, pavarësisht sharjeve, ata janë më të freskët sesa mbeturinat politike që i shkojnë poshtë Kryeministrisë.
Po ashtu, kryeministri ka ftuar protestuesit për bashkëbisedim, edhe pse thekson se “robt e shtëpive tona janë interes privat”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
