Kryeministri Edi Rama zhvilloi një intervistë të tensionuar për rrjetin prestigjioz amerikan CNN. Gjatë bisedës, ai u pyet lidhur me protestat në

Shqipëri, çështje për të cilën deklaroi se po qarkullojnë shumë informacione të pasakta dhe lajme të rreme, sipas raportimeve.

Në disa momente të intervistës, Rama reagoi me tone të ashpra ndaj pyetjeve të gazetares, duke kundërshtuar mënyrën se si po trajtohej

tema. Debati u bë aq i ngarkuar sa në fund moderatorja ndërhyri për t’i ndërprerë fjalën, pasi kryeministri vijonte të argumentonte qëndrimin e tij pa lënë hapësirë për vijimin normal të intervistës.

Qëndrimi i Ramës gjatë kësaj përballjeje mediatike është krahasuar nga disa komentues me qasjen e Donald Trump ndaj CNN, të cilën ai e ka akuzuar shpesh për përhapje të “lajmeve të rreme”. Sipas këtyre vlerësimeve, një qasje e tillë mund të interpretohet edhe si një përpjekje për

të tërhequr vëmendjen e figurave politike në Shtëpia e Bardhë ose të rrethit të tyre,