Pas javësh aludimesh dhe diskutimesh në rrjetet sociale, Mateo ka qenë i pari që ka konfirmuar publikisht fundin e marrëdhënies së tij me Brikenën.
Në një mesazh drejtuar ndjekësve, ai u shpreh se gjithmonë ka preferuar ta mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike, por vendosi të reagojë pasi lajmi për ndarjen po qarkullonte në forma të ndryshme.
“E respektoj personin dhe kohën që kam kaluar me të. Nuk meritoni ta merrni si lajm nëpërmjet një story apo një ‘like’ që nuk jemi më bashkë”, shkroi Mateo, duke falënderuar gjithashtu publikun për mbështetjen që i ka dhënë ndër vite.

Pak kohë më vonë erdhi edhe reagimi i Brikenës, e cila konfirmoi se marrëdhënia e tyre ka përfunduar. Ajo theksoi se ndarja nuk ka ardhur si pasojë e mungesës së respektit nga asnjëri prej tyre dhe u bëri thirrje ndjekësve të mos besojnë aludimet që mund të qarkullojnë.
“Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë. Dua të theksoj se nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga asnjëri prej nesh. Kjo është një gjë që dua ta them qartë, sepse nuk do të doja që të krijoheshin histori apo aludime që nuk janë të vërteta”, u shpreh ajo.

Brikena shtoi se ruan ende respekt dhe mirënjohje për gjithçka kanë kaluar së bashku, ndërsa tregoi se për momentin ka vendosur të largohet edhe nga disa grupe në rrjetet sociale për të gjetur qetësi dhe për t’i dhënë kohë vetes.
Me reagimet e tyre, tashmë duket se dyshja ka vendosur t’i japë fund spekulimeve, duke konfirmuar se rrugët e tyre janë ndarë, por duke ruajtur respektin për njëri-tjetrin dhe për kujtimet e periudhës që kanë kaluar bashkë,
