Ditën e djeshme mbylli sytë përgjithmonë Brikena Brikena Baxhaku, drejtoresha e “Harry Fultz”, ndërkohë ka reaguar zemërthyer dhe në dhimbje mikesha e saj avokatja Eni Çobani.

“Lajm i rëndë i pabesueshëm për një zonjë të rrallë, të papërsëritshme plot dinjitet dhe fisnikëri që rrezatonte kudo mirësi”, kështu e nis Eni Çobani statutisn e saj krahë të cilit ka postuar një foto me Brikenën, e teksa më tej shkruan dhe ndan marrëdhënien e veçantë që kishte me të, dhe ndikimin e saj në rritjen e të birit, aq sa e quan “nëna e dyrtë e djalit tim” .

“Mua sot me ka ikur nje mike shoqe,nena e dyte e djalit tim se nese ai eshte sot i arrire eshte dhe merita jote e dashur Brikene.Si mund te besoj qe ti ike dhe smund te fjalosemi gjate ashtu si ne te dyja dinim te benim me buzeqeshjen tende plot jete qe i jepte zgjidhje cdo gjeje cdo shqetesimi” ka shkruar Eni më tej duke shtuar se ajo ka lënë pas një vajzë të mrekullueshme dhe një bashkëshort fisnik.

Reagimi i plotë:

Lajm i rende i pabesueshem per nje Zonje te rralle te paperseritshme plot dinjitet dhe fisnikeri qe rrezatonte kudo miresi.Mua sot me ka ikur nje mike shoqe,nena e dyte e djalit tim se nese ai eshte sot i arrire eshte dhe merita yte e dashur Brikene.Si mund te besoj qe ti ike dhe smund te fjalosemi gjate ashtu si ne te dyja dinim te benim me buzeqeshjen tende plot jete qe i jepte zgjidhje cdo gjeje cdo shqetesimi.Miqtë e vërtetë janë të vështirë për t’u gjetur, shumë të vështirë për t’i lënë të shkojnë dhe e pamundur të harrohen

Jam e trishtuar pafund per humbjen tende por ke lene nje vajze te mrekullueshme bashkeshortin tend fisnik dhe mbesat e tua qe do jene krenare per Ty.Do jesh e paharruar per jete.
Te qofte dheu i lehte mike