Skip to content

Darka romantike me Eglin! Ja mesazhi nën zë që i dha Gjesti, familjarëve të këngëtares!

Gjesti dhe Egli Tako i sqaruan të gjitha keqkuptimet në një darkë të organizuar në BBVIP4, ku diskutuan për raportin e tyre dhe gjithçka që mund të ketë shkaktuar paqartësi. Të dy kërkuan falje, duke theksuar se asgjë nuk ishte bërë me qëllim.

Pas përfundimit të darkës, Gjesti, banori nga Kosova, u rikthye brenda për t’i kërkuar falje familjes së Eglit. Ai shfrytëzoi rastin për të thënë:

“Përshëndes familjen e Eglit, i kërkoj shumë falje për çdo gjë që ka ndodhur. Kur të dalim jashtë shpresoj që keni me më lënë me bisedu.

Ju përshëndes të gjithëve, publik i gjerë kudo që jeni anë e mbanë botës. Më falni shumë për çdo gjë”.

Published inTë fundit