# Pesë raste të dh*nës në familje brenda 24 orëve, dy persona përfundojnë në pr*nga
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje në disa qytete të vendit, ndërsa dy persona janë arrestuar nga policia.
Një nga rastet është regjistruar në Komunën e Çashkës, ku policia arrestoi I.N. (54), pasi dyshohet se në shtëpinë familjare ka suUmuar fizikisht bashkëshorten e tij 56-vjeçare. Pas ndalimit, ai është mbajtur në stacion policor dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës pas dokumentimit të plotë të rastit.
Në Veles, një grua 39-vjeçare raportoi se bashkëshorti i saj M.J. (41) nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës Themelore të Velesit, duke e telefonuar dhe shqetësuar vazhdimisht. Autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.
Një tjetër denoncim është bërë në Shkup, ku një grua 54-vjeçare deklaroi se ishte suImuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor D.N. (61) në banesën e tyre në komunën e Aerodromit. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.
Në rajonin e Dellçevës, poIicia arrestoi B.I. (42), pasi sipas kallëzimit kishte suImuar fizikisht nënën e bashkëshortes së tij. Pas përfundimit të hetimeve do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.
Ndërkohë në Shtip, një grua 34-vjeçare raportoi se ishte sulmuar me një mjet të fortë nga vjehrri i saj, B.T. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rastin.
Sipas MPB-së, të gjitha rastet janë në procedurë hetimore dhe po merren masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
