Del e verteta dhimbshme! I afërmi rrëfen detajet: Pronari qëlloi edhe vajzën e 42 vjecares, ja kush e shpëtoi…

Një ngjarje tragjike ndodhi këtë hënën në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një 42-vjeçare është vrarë nga ish-pronari i saj, i cili më pas ka kryer vetëvrasje.

I afërmi i Nexhmie Musliu Haradini, Rrahim Ajeti shprehet se viktima nuk ka pasur konflikte me autorin, teksa tashmë po presin detaje rreth ngjarjes.

“E morëm veshë lajmin nga qytetarët dhe policia që na njoftoi. Dolëm dhe shkuam në vendin e ngjarjes.

Ajo punonte mbi 8 vite në atë furrë buke dhe para 6 muajsh e la punën aty dhe nisi në një tjetër kompani. Nuk ka pasur kurrë konflikt. Ngjarjen nuk e di si erdhi deri te vrasja dhe përse.

Kanë punuar bashkërisht me bashkëshortin në të njëjtën furrë buke. As bashkëshorti s’ka pasur konflikt me pronarin, madje kishin marrëdhënie shumë të mirë. Nuk e dimë ende si shkoi situata deri në vrasje. E ndjera kishte tre fëmijë. Një djalë dhe dy vajza. Të tre ata e kanë marrë vesh lajmin.

S’ke pasur ende asnjë komunikim me të afërmit e autorit. Nuk besoj se do kemi komunikim. Janë organet e drejtësisë që duhet të merren me ta. Nuk e njihnim shumë pronarin. Por ata kanë pasur raporte të mira me të.

Bashkëshorti është pak më mirë, më i qetë, por i mërzitur.

Me të ka qenë dhe një komshie bashkë me vajzën e saj. Ajo është lënduar duke ikur, sepse i ka gjuajtur dhe atyre, por fatmirësisht nuk i ka kapur. Ato janë ende në shok dhe nuk kemi folur ende me to. E kanë dhënë dëshminë në polici”, u shpreh Ajeti në Shqipëria Live.

Related Posts

Trashëgimia/ Çfarë ndodh me pronën kur ndërron jetë prindi? Avokatja shpjegon se kujt i takon shtëpia

Problemet me pronën dhe posaçërisht me ndarjen e pasurisë së përbashkët familjare apo fisnore, kanë shoqëruar më së shumti shoqërinë shqiptare përgjatë 30 viteve të demokracisë. Një…

Motra e 34-vjeçarit të ekz*kutuar në Shkodër e prekur: Babën se lanë me pa t’rupin (Video)

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në qendër të Shkodrës, ka rrëfyer ekskluzivisht për Euronews Albania, në emisionin…

Tr*nditet serish vendi, ka te vd’ékur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Llapashticë të Podujevës në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë pak minuta pas…

Humbje e madhe në familjen e Ledion Liços, moderatori jep lajmin qe sdo donte kurrë

Moderatori i njohur Ledion Liço ka ndarë me ndjekësit një humbje të rëndë personale. Përmes një postimi në Instagram, ai bëri të ditur ndarjen nga jeta të…

“Ndale makinën! Gruaja të ka prishur frenat!” Paralajmërimi tr*nditës nga një djalë i pastrehë, që i shpëtoi jetën një milioneri

Paralajmërimi tronditës nga një djalë i pastrehë, që i shpëtoi jetën një milioneri… “Ndale makinën! Gruaja të ka prishur frenat!” Britma erdhi nga askund. Richard Hale, një…

Djali shqiptar shkonte me 22-vjeçaren në një Iivadh, banori i zonës në ltali i p’ërgjon dhe iu bën gjëmën

Një 25-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pra ngat e policisë italiane pasi u kap me d rö gé. Ka qenë një banor i zonës së Fano-s i…