Vdes papritur në Durrës mjeku i njohur ortoped. Ishte vetem 54 vjeç

Mjeku i njohur ortoped Niko Durri është ndarë papritur nga jeta në moshën 54-vjeçare në Durrës, njoftonin sot kolegët e tij të Urdhrit të Mjekut Durrës.

Dr. Niko ishte një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit prej vitesh, ndërsa ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur për shkaqe ende të paditura.

Në njoftimin e lajmit i shprehen ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve si dhe listohen meritat e punës së mjekut ortoped, të ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme e të pashpjeguar.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Doktor Niko Durri, në moshën 54 vjeçare.Një humbje e parakohshme për familjen dhe bluzat e bardha.

Dr. Niko, një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe një shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve, sot nuk është më mes nesh.

Dr. Niko Durri, u lind në vitin 1971 ne Tiranë. Ai përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Ai Mjekësisë të Universitetit të Tiranes ne vitin 1997 si Mjek i Përgjithshëm, duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera. Më pas kreu specializimin për Ortopedi -Traumatologji ne Universitetin e Mjekesise”Carol Davilla”, në Bukuresht të Rumanisë.

Pas specializimit punoi për një periudhë një vjeçare si mjek ortoped-traumatolog në spitalin e Beratit deri në vitin 2005 dhe më pas në spitalin e Lushnjes për një vit tjetër deri në vitin 2006.

Me pas emërohet në Spitalin e Durrësit si mjek ortoped-traumatolog, ku vazhdonte të ushtronte profesionin.

Doktor Niko Durri gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane që konfiguruan tek secili mjekun e besuar dhe shumë të dashur për çdo pacient.

Related Posts

2 H0T 4 Y0U

Vetëm 2 ditë pune në javë?! Ndryshimi drastik që po paralajmërohet në tregun e punës

Në një intervistë në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, parashikoi një transformim rrënjësor të mënyrës së punës nëpërmjet avancimeve të…

Djali mbante të fshehtë trupin e paj*të të nënës për t’i tërhequr pensionin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Scortichino, në komunën Bondeno të zonës së Ferrarës në Itali, ku është zbuluar trupi i pajetë i një gruaje 90-vjeçare,…

TR*GJEDI/ Aksidenti masiv mes 11 motoçiklistëve, VD*SIN 2 prej tyre

Një aksident i rëndë gjatë garës së kampionatit Britanik Supersport në pistën Oulton Park, Cheshire, i ka marrë jetën dy garuesve të njohur, Shane Richardson dhe Owen…

Moti bënë kthesën drastike, ja cfarë na pret nga sot e në vazhdim!

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, mbetemi në kushtet e motit të paqëndrueshem edhe për 5 ditët në vijim, nga e mërkura deri të shtunën ku pritet te kemi,…

I zhdukur prej 5 ditësh në Burrel, ushtria e Kosovës angazhohet në kërkimin e trupit të Ardit Beshirit

Burrel, 7 maj 2025 – Vijojnë përpjekjet intensive për gjetjen e Ardit Beshirit, i cili është zhdukur në rrethana ende të paqarta prej pesë ditësh në zonën…