Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel/ Musta për përdh**imin e 15-vjeçares: Degjenerim i familjes

Një ngjarje e rëndë u raportua ditë më parë në qytetin e Vlorës ku Rinald Rakipaj ra në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie s eksu ale me një 15-vjeçare.

Gazetarja Aulona Musta e cila ngriti alarmin dhe shqetësimin se si prindërit e 15-vjeçares, por dhe të shoqeve të saj, i lejuan që të kalojnë natën jashtë shtëpisë. Sipas saj sjellja e prindërve në këtë rast është një mungesë përgjegjësie.

“Si mundet familja, tre familje jo një, të vajzave 15 vjeçare të gënjehen kaq lehtësisht që këto po flenë të njëra-tjetra. Kam tentuar edhe unë në kohën time, kur kam qenë më e madhe se 15 vjeç nuk bëhej fjalë, 20 vjeç i thoja mamit do fle te shoqja. Ok po marr në telefon thoshte mamin e shoqës do flesh apo jo. Dhe bëhet fjalë për shoqe të ngushta fare që njiheshin familjarisht. Këtu fillon problemi sepse unë s’mund të futem te pjesa e policisë, drogë se nuk është kompetenca ime. Po të ketë arritur familjes shqiptare në këtë lloj menefregizmi që ti mos kesh përgjegjësi për fëmijën 14 vjeç për vajzën 14 vjeç që largohet pa pikën e problemit dhe të gënjen kaq kollaj natën, për mua ky është një problem shumë i madh”, tha Aulona per Top Channel.

Ngjarja e rëndë
Më 25 mars një 40-vjeçar ra në prangat e bluve të Vlorës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie s eks uale me një të mitur. Madje, ashtu sikurse raportuam dhe më herët ky shtetas dyshohet se bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Ka qenë nëna e 15-vjeçares e cila u abuzua s eksua lisht nga 40-vjeçari Rinald Rakipaj ajo e cila ngriti alarmin në polici. Fillimisht ishte vetë e mitura ajo e cila i tregoi të ëmës gabimin që kishte bërë, personat që ishin të përfshirë në këtë ngjarje dhe të gjithë skenën. Më pas e ëma së bashku të bijën shkuan në Komisariatin e Vlorës ku dhe denoncuan 40-vjeçarin.

Menjëherë policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e këtij shtetasi. Ndërsa, sa i përket mënyrës si rrodhi ngjarja mësohet se 15-vjeçarja së bashku me dy shoqet e saj kishin shkuar me dëshirën e tyre në një hotel në Vlorë.

Një prej tyre dyshohet se prej kohësh ka pasur komunikim me Rinald Rakipaj. Më pas ky i fundit ka bindur të miturën që të marrë me vete në hotel edhe dy shoqet e saj.

Të shtyra nga kureshtja, vajzat e mitur, kanë konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Më pas Rakipaj së bashku me 15-vjeçaren, janë ndarë nga grupi dhe kanë shkuar në një tjetër dhomë ku dhe dyshohet se 40-vjeçari ka abuzuar se ksu alisht me vajzën e mitur.

Ndërkohë, vlen të theksohet se shoku i Rakipajt, 33-vjeçari me ininciale F.Q, qëndroi në dhomë me dy vajzat e tjera duke vijuar të konsumonin lëndë narkotike.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin, ndërkohë që ka proceduar penalisht shokun e tij. Para grupit hetimor Rakipaj fillimisht nuk ka pranuar fajin, por gjatë marrjes në pyetje “u dorëzua” para efektivëve dhe tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ai pranoi se me një prej vajzave kishte komunikim prej kohësh dhe se të mitura kishin shkuar në hotel me dëshirën e tyre. Madje, sipas dëshmisë së 40-vjeçarit, 15-vjeçarja kishte pranuar të kryente marrëdhënie s eksu ale me dëshirë.

Related Posts

Kosova pranon fluturaket pa pilot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjatë javës së kaluar Kosova ka pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur Ministri…

Horoskopi ditor, e martë 9 shtator 2025

Dashi Te dashuruarit do jene me tolerante dhe do i zgjidhin shpejt e shpejt problemet qe iu kishin dale para disa kohesh. Beqaret me siguri do kenë…

Shqipëria, aty ku të vr*sin edhe kur je fajtor, edhe kur je i pafajshëm

Sot në Shqipëri nisi zyrtarisht viti i ri shkollor. Fëmijët u ulën në banka, mësuesit u kthyen në klasë, dhe politikanët u shfaqën me buzëqeshje në ceremoni…

Aks*dent tragjik ku dy Benza përpIasen kokë më kokë: një i vd*kur

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50 në aksin rrugor Krumë–Golaj, ku dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin. Policia e Kukësit…

Magji e zezë?! Familja shqiptare nga Belgjika gjen në banesë sendin e dyshimtë pas dasmës

Një familje shqiptare që jeton në Belgjikë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar një rast të pazakontë që ka u shkaktuar shqetësim. Ata…

Vr*sja e dyfishtë në Shkodër, policia kontrolle blic në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjen katër ar’më zjarri

Policia e Shkodrës ka ushtruar kontroll në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, i cili dyshohet se qëndron pas atentatit të sotëm në Shkodër ku mbetën të…