LAJM I MIRE KUSH I KA! Euro forcohet ndaj Lekut, arrin nivelin më të lartë në dy muaj!

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 99.68 lekë, në rritje me 0.91 krahasuar me të mërkurën. Niveli i sotëm i kursit të Euros është më i larti që prej fundit të muajit janar.

Rritjet e forta ditore të kursit të Euros janë tipike për momentet kur tregu shfaq një kërkesë të madhe dhe të përqendruar për të blerë valutë. Kjo vjen zakonisht për shkak të kërkesës nga shoqëri tregtare ose në raste më të rralla për nevoja të vetë bankave.

Një vit më parë, pikërisht në 27 mars, Euro shfaqi një rritje të ngjashme madje edhe më të lartë, me një 1.7 pikë brenda një dite. Në atë rast, rritja erdhi për shkak të blerjeve të mëdha nga njëra prej bankave të sektorit, për të shpërndarë dividendin vjetor për aksionerin e saj.

Burime nga tregu valutor shprehen se praktikisht e njëjta gjë po ndodh edhe këtë vit. Sipas tyre, në treg nuk ka një kërkesë me bazë të gjerë për valutë që të paralajmërojë rritje të qëndrueshme dhe strukturore të kursit të këmbimit të Euros. E gjithë kërkesa për valutë ka ardhur nga një bankë e vetme e sektorit, që ka realizuar blerje në një shumë të madhe.

Ekspertët shpjegojnë se situata të tilla krijohen për shkak të përmasave të vogla dhe cektësisë së tregut valutor në vend. Gjithashtu, në periudhat pranë fundit të muajit kalendarik, shumica e bankave nuk janë shumë të predispozuara për të shitur valutë në shuma të mëdha, për shmangur pozicione të hapura në valutë përtej limiteve të lejuara rregullatore. Edhe ky faktor e bën më të fortë impaktin e kërkesave të mëdha në ditët e fundit të muajit.

Ekspertët mendojnë se gjasat janë që kjo rritje e kursit të amortizohet nga tregu në harkun e pak ditëve dhe kursi Euro-Lek do të bjerë gradualisht pranë niveleve të mëparshme, ashtu siç ka ndodhur edhe në të shkuarën.

Në periudhën janar-shkurt, kursi i këmbimit euro-lek shënoi një korrektim të lehtë në rrijte nga nivelet e fundit të vitit të kaluar. Kjo mund të shpjegohet me flukse disi më të ulëta valutore hyrëse në këtë sezon të vitit, por nga ana tjetër edhe me rritjen e ndjeshme të ofertës së lekut, për shkak të shpenzimeve të mëdha qeveritare në fund të muajit dhjetor./Monitor

Related Posts

Tragjҽdi/ Babai v’rҽt vajzën 14-vjeçare në tentativë për të go’ditur zogun

Një ngjarje e rëndë ka tr onditur banorët e Illinois, ku një vajzë 14-vjeçare humbi jetën pasi u qëllua aks*dentalisht nga i ati. Emma Schultheis u gjet…

Tr*nditëse/ Fσshnja Iindi pa këmbë, gjinҽkσlσgu gjobitet me 350 mijë euro

Një foshnjë lindi pa këmbë nga gjuri e poshtë në dhjetor të vitit 2015 në Spitalin Maggiore në Parma të Italisë, për shkak të një keqformimi që…

“Vajza, mos u martoni me fukarenj” – Deklarata që shkaktoi debate: Të gjithë meshkujt tr*dhtojnë, të paktën të tr*dhtoheni nga një pasanik

Një vajzë me emrin Alba Pollozhani, e cila shfaqet si analiste në televizionet shqiptare, thotë se vajzat shqiptare duhet të martohen me djem sa më të pasur….

“Zbulova se burri i kishte vënë vajzës tonë emrin e të dashurës së tij”

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një grua ka ndarë historinë e saj personale, duke kërkuar mendimin e qytetarëve. Sipas saj,…

33-vjeçari në Durrës mban pҽng 15-vjeçaren, i gjҽndet aɾmë me siIҽnciator në banesë

Një 33-vjeçar është arre stuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se mbante me forcë në banesën e tij një vajzë 15-vje çare, duke ushtruar…

Pushimet në Durrës që u kthyen në makth, rrëfimi i vajzës italiane për atë që i bëri babai i 3 fëmijëve

“Përdh*nuar mbi shezlongët e plazhit”: kështu u kap agresori i 18-vjeçares italiane në Shqipëri Një 18-vjeçare nga Veneto është dh*nuar s*ksualisht në agim mbi një shezlong në…