19-vjeçari shqiptar shpëtohet në Sierra Leone dhe riatdhesohet

Pas disa ditësh përpjekjesh intensive, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone.

Kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën. Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm.

Me përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij.

MEPJ shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë autoritetet që morën pjesë në këtë operacion dhe siguron se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të palodhur për shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen.

Detaje mbi situatën e rrezikshme ku ndodhej i riu shqiptar nuk bëhen me dije.

Related Posts

📸 Zbulohet një foto e rrallë e Nënë Terezës në Rini që nuk është parë më parë nga shqiptarët

Një foto e re dhe e rrallë e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, po qarkullon për herë të parë dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut. Imazhi i papublikuar…

Eksperimenti i çmendur në Afrikë/ Roboti përballet me luanin, përfundon me “çrregullim post-traumatik”

Një eksperiment i pazakontë në Afrikë ka shkaktuar bujë në qarqet shkencore. Studiuesit e inteligjencës artificiale vendosën të testojnë një prototip robot duke e vënë ballë për…

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt sot ne jetën tuaj ne çift. Ata qe kane kaluar një periudhe te vështirë do mundohen me sa te mundin…

Lajm i mirë për emigrantët / Vjen njoftimi me i fundit

Një sinjal i mirë për emigrantët, kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë shanse që dipoma t’i njihet edhe në…

Mesazhi i fr*kshëm që tr*nditi vendin/ Miliona qytetarë njoftohen nga al*rmi emergjent

Dhjetëra miliona telefona celularë në Mbretërinë e Bashkuar morën mesazh dhe lëshuan alarm të fortë gjatë testit të dytë kombëtar të sistemit publik të paralajmërimit të qeverisë….

“Hëna e përgjákur” Zbuloni Shenjen qe u BEKUA me Shume PARA nga Fuqia e Henes

Hëna e Pergjakur është një fenomen astrologjik i njohur për ndikimin e saj të fuqishëm në jetën e përditshme dhe për pasojat që sjell në nivelin emocional…