Shteti në sfidë me αrмët pa leje, katër viktiмa brenda tri ditësh

Kosova po përballet me një rritje alarmante të rasteve të armëmbajtjeve pa leje, një fenomen që po ndikon në sigurinë publike. Nga përdorimi i armëve ilegale, në ditët e fundit, katër persona kanë mbetur të vdekur, tre në Vushtrri brenda 24 orëve dhe një në Prishtinë. Në tri ditë, në Kosovë kanë ndodhur katër vrasje.

Më 23 mars, Ardit Zymeri, 19-vjeçar u vra në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij. Po në Vushtrri, një ditë më vonë Arsim Morina vrau ish punëtoren e tij 42-vjeçare dhemë pas vrau veten.

Ndërkaq, mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi u vra në Prishtinë, ndërkaq Miftar Miftari mbeti i plagosur, nga dy persona të maskuar dhe të armatosur. Autoritetet e rendit kanë thënë se janë duke hetuar shkaqet e vrasjeve që ndodhën ditët e fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë u regjistruan 17 vrasje, ndërkaq më 2023 u regjistruan 29 të tilla. Ekspertët e fushës së sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante, duke kërkuar që të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë këtu edhe ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e armëve.

Në Kosovë ka ligj për pajisjen me leje për armë, që përcakton se kush dhe nën çfarë kushtesh mund të pajiset me armë zjarri. Ligjet po ashtu parashohin dënime me gjoba dhe me burgim për poseduesit e armëve pa leje.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…