E PAZAKONTË! Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus.

Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë rezerva të domosdoshme për të mbijetuar të paktën 72 orë në rast krize, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë dhe peizazhi gjeopolitik gjithnjë e më i pasigurt e kanë shtyrë bllokun të ndërmarrë hapa të rinj për të rritur sigurinë e tij.

Konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë, pandemia e Covid-19 që nxori në pah mungesën e aftësisë për t’iu përgjigjur krizave dhe qëndrimi armiqësor i administratës Trump ndaj Evropës e kanë detyruar kontinentin të rishqyrtojë dobësitë e tij dhe të rrisë shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë.

Nisma e re vjen në një kohë kur agjencitë evropiane të inteligjencës paralajmërojnë se Rusia mund të sulmojë një shtet anëtar të BE-së brenda tre deri në pesë vjetëve të ardhshëm. Këtyre rreziqeve u shtohen edhe kërcënime natyrore si përmbytjet dhe zjarret, të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike, si dhe rreziqe shoqërore si krizat financiare.

Evropa po përballet me kërcënime të shtuara, “përfshirë mundësinë e një agresioni të armatosur kundër shteteve anëtare”, paralajmëroi të mërkurën Komisioni Evropian, teksa publikoi një plan me 30 hapa për 27 kryeqytetet e BE-së për të rritur gatishmërinë dhe masat e zbutjes së krizave.

“Realitetet e reja kërkojnë një nivel të ri gatishmërie në Evropë,” tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Qytetarët tanë, shtetet tona anëtare dhe bizneset tona kanë nevojë për mjetet e duhura për të vepruar, si për të parandaluar krizat, ashtu edhe për të reaguar me shpejtësi kur ndodh një fatkeqësi.”

Nisma e Brukselit, e cila përfshin si hapa konkretë që duhen ndërmarrë nga ekzekutivi i BE-së, ashtu edhe sugjerime jolegjislative për kryeqytetet kombëtare, është frymëzuar nga politikat e vjetra të reagimit ndaj krizave në vende si Finlanda, Suedia dhe Belgjika.

Ajo është pjesërisht e krijuar si një thirrje zgjimi për disa kryeqytete që nuk kanë aftësi të mjaftueshme për t’iu përgjigjur krizave.

Përveç inkurajimit të publikut për të ndërmarrë masa praktike, si ruajtja e rezervave të domosdoshme për të paktën 72 orë në raste emergjencash, Komisioni propozon krijimin e një “qendre krize të BE-së” për të bashkërenduar reagimet ndërkufitare.

Gjithashtu, kërkohet një “ruajtje më e madhe e pajisjeve dhe materialeve kritike” dhe masa për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve si kujdesi shëndetësor, furnizimi me ujë dhe telekomunikacioni në rast konflikti ose fatkeqësie.

Kjo nismë vjen pas paralajmërimeve të Sauli Niinistö, ish-presidentit të Finlandës, në një raport të porositur nga BE-ja dhe publikuar në tetor, ku theksohej se Evropa e kishte marrë sigurinë e saj si të mirëqenë që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe tani ishte e cenueshme.

“Po përballemi me një numër gjithnjë e më të madh sfidash të sigurisë së jashtme dhe një rritje të sulmeve hibride,” tha Kaja Kallas, nënkryetarja e Komisionit për politikën e jashtme dhe të sigurisë. “Është e qartë se Evropa duhet të jetë më e fortë në të gjitha frontet dhe në çdo nivel të shoqërisë. Gjithmonë është më mirë të parandalosh krizat sesa të përballesh me pasojat e tyre.”/ monitor

Related Posts

Moderatorja e shumë dashur nga ju në pritje të ëmbël! Ja fotot e publikuara nga ajo

Moderatorja e njohur Jona Spahiu ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një nga lajmet më të bukura të jetës së saj: ajo është në pritje të…

Nuk mbahen të qeshurat/ Numëruesi lexon votat në mënyrë gazmore, video bëhet virale në rrjet! (Video)

Procesi i numërimit të votave te ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, njësia 5, po kalon me ritme të shpejta dhe me shumë humor. Një prej numëruesve të votave…

Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit

Me një mesazh emocional në rrjetet sociale, Luizi shprehu jo vetëm krenarinë për kualifikimin, por edhe thellësinë kulturore të suksesit të arritur:

Ish-banorja e BBVA ofeηdoη qytetarët: “Jeni dele që votuat PS-në, më vjen tυrp”

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, kandidate për deputete e Partisë Demokratike, Julia Ilirjani nuk e ka pritur mirë vendimin e popullit shqiptar për të votuar në…

Gjykata e Tiranës dëηon me bυrg të përjєtshëm “ν’rᶏsësiη e grave” Dan Hutrën

Gjykata e Tiranës dënon me burg të përjetshëm Dan Hutrën, i cili është i akuzuar për vr asjen e trefishtë, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur…

Lista e plotë e deputetëve që futen në Parlament/ Veteranë të PS e PD mbeten jashtë Kuvendit! Të djathtëve u ikin edhe të “blinduarit”

Partia Socialiste arriti të siguronte me një rezultat të fortë mandatin e tij të katërt. E teksa numërimi i votave për subjektet politike në rang vendi përfundoi…